Kërkohet ndalimi i “Tik Tok” në Maqedonine e Veriut, Zajkova: Në vend që të komentojmë, të veprojmë


Kryetarja e PLD-së, njëherë edhe deputete e Kuvendit, Monika Zajkova kërkon ndalimin e rrjetit social “Tik-Tok” dhe rrjeteve tjera qè sipas saj, nxisin dhune.

“Ne vend që te rrimë te tronditur dhe në heshtje të pikelluar dhe të komentojme ne rrjetet sociale, me kohe te reagojmë dhe veprojme me masa dhe veprime konkrete parandaluese”, theksoi Zajkova ne Kongresin e 16-te te Rinise Liberal Demokratike.

Zajkova shton se Partia Liberal Demokratike ka nje sere propozimesh qè do t’i paraqesë ne Qeveri.
“Eshte veçanërisht e nevojshme të ndalohet “Tik-Tok” si dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën, sepse ne vendin tone kemi qene deshmitare të viktimave nga përdorimi i ketyre rrjeteve”, thotë Zajkova.

Baby Boo