Kërkohet kthimi i mësimit online në RMV


Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid 19 nuk ka kushte për zhvillimin e mësimit me prani fizike vlerësojnë nga Lëvizja për përkrahjen e mësimit online.

Ana Gligorova nga kjo lëvizje u bëjnë thirrje Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së shëndetësisë të sjellin vendim që gjysëmvjetori i dytë të fillojë me mësim online.

Shkollat deri më tani nuk i janë përmbajtur protokolleve në gjysëmvjetorin e parë. Fëmijët infektoheshin në muajin nëntor dhe ky fakt është fshehur një pjesë e fëmijëve që mësonin online kanë përjetuar edhe mobing” – tha Gligorova.

Nga Mash thonë se vendimi do të sillet në koordinim me institucionet shëndetësore. MASH do të koordinohet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për sëmundje ngjitëse për vendimin se si do t vijojë mësimi në gjysëmvjetorin e dytë 2021-2022.

Për vendimin që do të merret opinioni publik do të informohet në kohë. thuhet në kumtesën e MASH it.

Baby Boo