Kërkohet konsensus për Qendrën e re Klinike në Shkup


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shpreson se për projektin e ndërtimit të Qendrës së re Klinike në komunën e Gjorçe Petrovit do të gjejnë zgjidhje me VMRO-DPMNE-në. Duhet të tregojmë kapacitet dhe konsensus si dhe t’i shkëmbejmë mendimet shtoi Filipçe. Ai i shpalosi të gjitha aktivitete e ndërmarra për ndërtimin e kësaj qendre gjatë periudhës së shkuar. Sipas vendimit të fundit Qendra e re Klinike do të financohet nga buxheti. Dallimet mes pushtetit dhe opozitës janë kryesisht në vlerën e projektit dhe harxhimet e parapara në studimin e fizibilitetit.

Besoj se opozita do të mbledhë forcë dhe guxim t’i bashkëngjitet këtij procesi, dhe të mundemi në mënyrë shumë konstruktive të bisedojmë. Besoj se edhe përskaj të gjithë tentimeve për politizim dhe hedhje dyshime por dhe te*ntime për diskreditim personal përmes dyshimeve për ko*rrupsion dhe kr*im mendoj se do të tejkalohen dallimet dhe do tregojmë se të gjithë kemi kapacitet dhe vullnet të zgjidhet kjo çështje shumë dekadëshe në interes që qytetarët të kenë mbrojtje cilësore shëndetësore”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo