Kërkohet dëmshpërblim 3 mijë euro nga Mijallkovi, Thaçi dhe të tjerë, ndaj shtetit


Përfaqësuesi nga kabineti i Avokatit Shtetëror tha se Menduh Thaçi, Sasho Mijallkovi, Bedredin Ibrahimi dhe personat e tjerë nga KSHZ që kanë bërë manipulime zgjedhore e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 197 mijë e 574 denarë apo afro 3200 euro.

Siç tha përfaqësuesi ligjor i shtetit, gjatë procedurës ka gjasa që të rritet shuma e dëmit, respektivisht precizohet, nëse gjatë procedurës dalin prova të reja.