Kërkohen minator nga Maqedonia! Paga e lartë 900 euro!


Rajko Dukiq, kryetari i kompanisë “Boksit” nga Miliqi i Republikës Srpska, përmes ambasadës së Maqedonisë së Veriut dhe Kinës ka dërguar letër përmes së cilës informon se urgjentisht kërkohen 30 minatorë për nevojat e kompanisë, e cila përveç me gërmim të boksitit, merret edhe me prodhime tjera dhe me tregti. Ai thotë se kushtet janë të shkëlqyera, transmeton META.mk.

“Për tetë orë punë, paga është 900 euro, puna jashtë orarit paguhet veçmas. Qëndrimi dhe ushqimi janë falas. Me të punësuarit është lidhur marrëveshje për shumë vjet. Taksat dhe kontributet do të paguhen sipas rregullave ligjore. Ju jemi falënderues nëse do të na ndihmoni. Derisa angazhojmë punëtore, do të rregullojmë marrëdhëniet e punës, si dhe çështjet e lidhura me festat vjetore dhe largimet e përkohshëm në shtëpi”, shkruhet në letrën nga “Boksit” deri te ambasadat.

Dukiq është i pakënaqur prej politikës në Republikën Srpska për arsimin e kuadrove profesionale dhe mungesën e strategjisë. I pakënaqur që në komunë nuk regjistrohen gjimnazistë në drejtimet e nevojshme për kompaninë, ai deklaroi se do të ndërpret donacionet për arsimin.

Ai thotë se shumica e kuadrit që shkollohen, nuk janë për sektorin real, por ‘për Zyrën e Punësimit ose forcë e lirë për botën e zhvilluar”.

Baby Boo