KËRKOHEN MË SHUMË KUSHTE PËR PERSONAT E VERBËR (VIDEO)


Maqedonia numëron 2550 persona të verbër dhe me shikim të dobët. Këto të dhëna dalin nga raporti i fundit i “Lidhjes Nacionale të personave të verbër”. Në ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë – simbol për personat e vërbër, sekretar i përgjithsëm i “Lidhjes Nacionale të personave të verbër” Steria Dimov, parashtroi disa kërkesa ndaj institucioneve kompetente, në mënyrë që sadopak të lehtësojnë jetën e këtyre personave të cilët bëjnë pjesë në kategorinë më të rëndë të personave me aftësi të kufizuara. Ndër to ai përmendi ndërtimin e një Qendre rehabilitimi, në të cilin do të mund të mësojnë Alfabetin e Brajlit, perdorimin e kompjuterëve dhe programet me zë, po ashtu edhe ndërtimin e një shtëpie në të cilën do të mund të qëndrojnë personat e vërbër të pastrehë.

Steria Dimov, sekretar i përgjithshëm i “Lidhjes Nacionale të personave të verbër”

“Momentalisht sipas regjistrit të ‘Lidhjes Nacionale të personave të verbër’ që është organizatë vullnetare invalidore, bëjnë pjesë 2550 persona të verbër dhe me shikim të dobët, që do të thotë se këta janë persona të cilët mund të shohin deri në 10 % ose të paktën kanë shikim të dëmtuar më shumë se 91%”.

Vangel Tërkaljanov, këshilltar në kabinetin e Ministres për Punë dhe Politikë Sociale, njoftoi se ata do të sigurojnë disa servise për këtë kategori të personave, të cilat përfshijnë ndër tjera ndihmës personal, që do t’ju mundësojnë përditshmëri më të lehtë personave të verbër.

Vangel Tërkaljanov, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale

“Ne si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale sigurojmë shërbime, të cilat do të jenë në favor të personave të verbër. Njëri prej këtyre serviseve përfshin ndihmës personal, të cilët u mundësojnë personave me shikim të dëmtuar të kenë të drejtë për një ndihmës personal i cili do t’ju ndihmojë në jetën e përditshme”.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është e mjaftueshme për personat me shikim të dobët. Ata kërkojnë që rreth e përqark qytetit të kenë semaforë me zë dhe shenja rrugore, që do t’ju mundësojnë të lëvizin më lehtë nëpër qytet. Ndërsa si kërkesë urgjente, ata parashtrojnë nevojën për literaturë në formë audio.

https://youtu.be/gnMZ45n-XBU

Baby Boo