Kërkimet në Lepenc u ndalën se s’kishte ndriçim, policët do kërkohen edhe në Maqedoni


Mbrëmë pati një ndërprerje të kërkimeve për dy policët e zhdukur në Lepenc e kjo ndodhi për shkak të mungesës së ndriçimit, tha kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi. Kërkimet rinisën sot, përderisa një pjesë e Lepencit është kontrolluar por nuk ka rezultuar me gjetjen e policëve.

Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma. Suma tha se dje kanë bërë një ftesë për qytetarët e Hanit të Elezit dhe të Maqedonisë që të bëhet kërkimi në dy vendet.

“Kemi mobilizim të qytetarëve që tashmë janë duke kërkuar trupat”, tha Suma, raporton Gazeta Express.

“Kemi mobilizim të qytetarëve që tashmë janë duke kërkuar trupat”, tha Suma, raporton Gazeta Express.

Policët po vazhdojnë të kërkohen edhe nga pjesëtarët e FSK-së.

Baby Boo