Kërkesë e re për ekstradimin e Gruevskit, Ismailoviqit dhe Demirit (VIDEO)


Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në periudhën e ardhshme do të paraqesë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria dhe Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit nga Kosova. Kjo është kërkesa e dytë që Ministria e Drejtësisë ia dërgon Hungarisë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Për Nikolla Gruevskin më herët është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një shtesë në kërkesën për ekstradim në qershor të vitit 2019.

MINISTRIA E DREJTËSISË
“Është kërkuar ekstradim për të gjitha rastet për të cilat kemi ditur se janë duke u zhvilluar procedura para organeve të drejtësisë maqedonase, përkatësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar urdhër. Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 05.08.2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe sipas ligjit të tyre personi nuk mund të dorëzohet në vendin nga i cili ka ikur”.

Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se situata me të gjitha proceset gjyqësore po monitorohet me kujdes dhe Ministria e Drejtësisë do të veprojë në përputhje me rrethanat dhe do të paraqesë një kërkesë të re për ekstradim. Ndërkaq, për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar për rastin Monstra, Ministria e Drejtësisë ka bërë dy kërkesa për ekstradimin e tyre nga Republika e Kosovës. Kërkesa e parë është bërë më 15 mars të vitit 2013, ndërsa kërkesa e dytë është parashtruar më 5 shtator të vitit 2018.

MINISTRIA E DREJTËSISË
“Kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë në tetor të vitit 2015, konfirmuar nga Gjykata e Apelit e Kosovës në janar të vitit 2016. Për të dy ata u kërkua sërish ekstradim më 5 shtator 2018. Më 8 tetor 2021 kemi marrë njoftim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës se ekstradimi i Ismailoviqit është refuzuar, ndërsa për Demirin nuk ka pasur përgjigje dhe në procedurë është dorëzuar gjithçka që është kërkuar nga autoritetet kosovare”.

Gjykata e Apelit para pak ditësh e vërtetoi vendimin e shlkallës së parë për të akuzuartit në rastin “Monstra” në të cilin Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë dënuar me burg të përjetshëm. Për këta persona, Ministria e Drejtësisë do të bëjë sërish kërkesë të re për ekstradim.

Baby Boo