Kërkesat e arsimtarëve, Murati: “Jo vetëm paga më të larta por dhe reforma serioze”


Greva në arsim tashmë është pauzuar për 20 ditët e ardhëshme, teksa vazhdojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes SASHK-ut dhe Qeverisë. Nxënësit u kthyhen nëpër klasa të premten. Eksperti Xheladin Murati arsyeton grevën e arsimtarëve të cilëve iu premtua se do kenë rroga më të larta. Por thotë se arsimi nuk është vetëm cështje e rritjes së rrogave arsimtarëve.

“Problemet janë më delikate e kërkojnë një shikim rrënjësor të problemeve në arsim . Jo vetëm te rrogat, por duhet perfeksionim, duhen reforma rrënjësore, edhe pse ka pasur shumë të tilla, por kanë ngecur diku apo kanë qenë parciale e prandaj nuk kemi sukses”, u shpreh eskperti Xheladin Murati.

Murati: Orët kompensohen, dialog për zgjidhje afatgjatë
Tani, shqetësim i përgjithshm është se si do të kompensohet orët e humbura për nxënësit. Murati thotë se me angazhim shtesë apo edhe zgjatje të vitit shkollor, orët kompensohen edhe arrihet përgatitja e nxënësve për maturën shtetërore. Më imediate sipas tij, është zgjidhja përfundimtare e cështjes së statusit social të mësimdhënësve dhe rritja e cilësisë në arsim

“Shpresoj se do të realizohet edhe përgatitja e nxënësve për maturën shtetërore, edhe të provimeve shtesë , edhe e plotësimit të orëve të humbura. Por, duhet realizuar edhe ajo që kërkojnë arsimtarët. Mangësia ndodh nga vetë qeveria, që bëri ndryshime, por ato ndryshime në paga, duhet të zhvillohen në mënyrë zinxhirore për t’u realizuar edhe projekti madhor i financimit të shkollës , arsimit dhe zgjidhja e statusit social të mësuesve”, theksoi Murati.

Ai u bën apel institucioneve shtetërore që të angazhohet më rrënjësisht për sigurimin e statusit më të dinjitetshëm të shkollës e mësuesit dhe njëkohësisht apelon për dialog për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, ku do të dëgjohen të dyja palët.

Baby Boo