Kërçovë, kandidati me veturë të auto shkollës ka shkelur motoçiklistin, i cili lufton për jetë


Mbrëmë në ora 18:50 në magjistralen A2 ka ndodhur aksident në komunikacion në Kërçovë, kur kandidati për leje të vozitjes në auto shkollë ka shkelur një motoçiklist i cili tash lufton për jetë.

Automjeti “Fiat” me tabela të Ohrit, në pronësi të auto shkollës nga Kërçova, e drejtuar nga kandidati për shofer, 18 vjeçari A.S nga Kërçova, në praninë e instruktorit, 26 vjeçarin B.S nga Kërçova, është ndeshur me motoçikletën “Suzuki” me regjistrim të Ohrit, e drejtuar nga 20 vjeçari S.B nga fshati Çellopek i Kërçovës.

Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar në Klinikën urgjente “Nëna Terezë” Shkup, thuhet në deklaratën e policisë.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi e stacionit policor të Kërçovës./Telegrafi

Baby Boo