Kërçovë: Familjet ikin, vazhdon të ulet numri i nxënësve


Në 3 vitet e fundit numri i nxënësve të regjistruar në gjimnazin e Kërçovës varion +/-10 nxënës, por, po të llogaritësh për një periudhë 10 vjeçare numr

i i nxënësve të regjistruar në gjimnaz është përgjysmuar. Në shkollën e mesme komunale “Drita” të Kërçovës aktualisht janë 40 paralele shqiptare.

Drejtori i gjimnazit Festim Ahmeti thotë se rënjes së këtij numri, përvec emigrimit i ka ndihmuar edhe ndarja e nxënësve të Zhitoshes si subjekt më vete në zhvillimin e procesit arsimor.

“Nuk mund të jap shifra të sakta se sa ka rënë për një dekat numri I nxënësve, por shihet qartë se numri i nxënësve bie nga viti në vit. Mirpo këta tre vitet e fundit nuk ka ndonjë rënjë të madhe, gjenerata prej gjenarëts ka +/-10. Para pesë vitesh ka patur më tepër paralele, por paralele llogariteshin edhe të Zhitoshës që ishin në kuadëqr të gjimnazit “Drita”, mirpo ata aktualisht janë subject në vete dhe ne si gjimnaz numrojmë 40 paralele”, u shpreh drejtori i gjimnazit “Drita”, Festim Ahmeti.

Edhe në shkollën e Mesme të Kërcovës ”Mirko Mileski” ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase situata është e njëjte, nga viti në vit numri i nxënësve varion +/-15.

Që nënkupton rënje me e madhe e numrit të nxënësve nga komunitetet tjera. Ky gjimnaz ka 54 paralele, 12 prej tyre janë në gjuhën turke, ndërsa të tjerat janë në gjuhën maqedonase.

“Nga ky vit, sipas shifrave që kemi, në vitin e parë janë regjistruar +/-15 nxënës, kur bëjmë krahësimin e vitit të kaluar dhe dy viteve më herët ka një rënjë me të madhe por jo rënjë drastike. Por ka nxënës që vazhdojnë shkollën e mesme në vende të tjera dhe kjo mund të jetë shkak i rënjes së numrit të nxënësve”, theksoi drejtoresha në “Mirko Mileski”, Millka Spasevska.

Numri i nxënësve vazhdimisht zvogëlohet edhe në shkollat fillore. Gurbetçarët gjithnjë e më shumë i marrin fëmijët në mërgim. Nga Sektori për arsim në Komunën e Kërçovës thonë se në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit janë regjistruar më pak nxënës në klasën e parë për dallim prej viteve të tjera. TVM2

Baby Boo