Kërçovë, 120 vendvotime për referendumin


Komisioni komunal zgjedhor në Kërçovë do të jetë me përbërje identike si edhe në zgjedhjet lokale.

“Punojmë me përbërje të njëjtë si edhe në zgjedhjet e kaluara. Tani jemi në fazën e formimit dhe kompletimit të Këshillave zgjedhor që këtë herë do të numërojnë nga gjashtë anëtarë, pra nuk do të jenë anëtarët partiak, do të jenë ata nga administrata, kryetar dhe zëvendës, si dhe dy anëtarë dhe dy zëvendës të tyre, që nënkupton gjithsej gjashtë anëtarë në të gjitha 120 vendvotimet aq sa ishin në kohën e zgjedhjeve lokale në Kërçovë”, ka thënë sekretari i Komisionit komunal zgjedhor, Arian Imeri.

Për momentin, Komisioni komunal zgjedhor në Kërçovë punon në kompletimin e Këshillave zgjedhor, që siç thonë, “80 për qind janë kompletuar, por në tërësi puna pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme, në koordinim me KSHZ-në”./Pacensure

Baby Boo