“Kërcet” pistoleta në një pikë bastesh në Vlorë


Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetër në një pikë bastesh në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të premtes.

Paraprakisht njoftohet se policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin e dyshuar që ka qëlluar ndaj një personi tjetër.

Policia thotë se nuk ka të plagosur, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

 

 

Baby Boo