Kërcënon Rusia: I dimë planet e SHBA-së, po bën presion!


Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ka kritikuar qëndrimin e SHBA-ve ndaj shteteve që dëshirojnë të marrin armë nga Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov gjatë një aktiviteti në rajonin Vladimir të Rusisë, tha se janë në dijeni të planeve ushtarake të SHBA-ve dhe të disa vendeve perëndimore ndaj Rusisë.

Ai vuri në dukje se sovraniteti i Rusisë mbrohet dhe do të vazhdojë të mbrohet plotësisht. “Presioni i SHBA-ve ndaj shteteve që dëshirojnë të marrin armë nga Rusia përmban rrezik të pasigurisë dhe të konfliktit”, tha Lavrov.

Sipas tij, SHBA-të po bëjnë presion për këtë çështje haptazi ndaj shteteve si Turqia, India dhe Indonezia.

“Shtetet që dëshirojnë të marrin armë nga Rusia, nuk duan që e drejta e tyre për të vendosur se me kë do të bëjnë tregti të bëhet temë e kërcënimit dhe ultimatumit. SHBA po bën haptazi presion që ata të tërhiqen nga marrëveshjet në fjalë”, tha Lavrov.

Baby Boo