Kërcënon Dodik: Brenda një vitit Bosnja dhe Hercegovina do të zhduket nga harta gjeografike dhe politike


Milorad Dodik, anëtari pro-rus i Presidencës së BeH i cili është një piun politi i Vuçiçit me entuziazëm njofton se brenda një viti, që nga sot, Bosnja dhe Hercegovina mund të zhduket nga harta gjeografike dhe politike.
“Nëse ne nuk pajtohemi, nuk do të ketë më BeH duke filluar pranverën e ardhshme. As Amerika nuk do të na ndalojë”, kërcënoi Milorad Dodik.

Përshkallëzimi i ri i konfliktit në BeH u përfshi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës toka është në pronësi të shtetit të BeH dhe jo subjekteve të tij. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Ligji për tokën bujqësore në Republikën Srpska është në kundërshtim me Kushtetutën e BeH, sepse përcakton se është pronë e Republikës Serbe, jo e Shtetit të BeH, dhe se rregullimi i çështjeve të pronës shtetërore është juridiksion ekskluziv i BeH.
Dodiku të shtunën do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vucic (përfaqësuesin e serbëve nga Mali i Zi do të vijnë gjithashtu në takim, dhe serbët nga rajoni).

Në takim me Vuçiqin do të diskutohen tensionet e reja në BeH dhe Mali i Zi. Vuçiq ka të ngjarë të kërkojë të sjellë të gjithë serbët nga rajoni për të treguar “unitetin e të gjithë serbëve” me politikat e tij, dhe të frikësojnë rajonin.

Baby Boo