Kërcënoi me jetë kryeministrin Zaev, padi penale kundër 67 vjeçarit nga Shkupi


Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka ngritur padi penale kundër V.Z, 67 vjeçar për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë” përmes sistemit informatik.

Më 25 korrik, në rrjetin social FB, i denoncuari përmes facebook profilin e tij me një koment, ka kërcënuar me jetë kryeministrin e vendit Zoran Zaev.

Këtë vet e ka denoncuar kryeministri Zoran Zaev më 25 korrik. Kërcënimi ishte shkruar gjatë pres konferencës me eurokomesarin Johannes Hahn.

“Vetëm plumb për ty, të cilin do ta gjuaj duke mos m’u trembur syri”, ka qenë kërcënimi i 67 vjeçarit ndaj kryeministrit Zoran Zaev.

Zaev ka thënë se e di identitetin e personit që ka shkruar komentin dhe se rasti është paraqitur në MPB.

Baby Boo