Kërcënoi deputeten Musliu-Shoshi përmes profilit të rrejshëm në Facebook, mërgimtari mund të dënohet deri në 5 vite burgim


Afrim Bajrami, me vendbanim në Gjermani, e ka pranuar në Polici se ka kanosu deputeten Ariana Musliu-Shoshi përmes një profili të rrejshëm në Facebook me emrin “kaka kaka”.

Mërgimtari Afrim Bajrami ndodhet në ndalim dhe do të përballet me akuzën për kanosje ku dënimi maksimal për këtë vepër penale parashihet pesë vite burgim.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” që e ka ngritur prokurori Eset Rama, thuhet se i akuzuari Bajrami më 2 maj 2023 rreth orës 19, përmes FB e ka kanosur deputeten e Parlamentit të Kosovës.

“I pandehuri Afrim Bajrami në deklaratën e dhënë në Polici me datë 28.07.2023 dhe ne Prokurori e ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe deklaron qe nuk e ka pasur për qellim qe t’i bëjë ndonjë te keqe te dëmtuarës dhe ketë e ka kryer për shkak te gjendjes emocionale dhe se ka një NN te sëmurë dhe për këtë arsye shpesh bahet nervoz, i kërkon falje te dëmtuarës”, thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj mërgimtarit.

I pandehuri me profilin e rremë në Fb “kaka kaka” e kishte kërcënuar deputeten se posa të vijë në Kosovë me sakicë do ta masakrojë.

Afirm Bajrami ka shkruar se me sakicë do ta masakrojë edhe familjen e deputetes, Ariana Musliu-Shoshi.

“Oj gjak shkine sa te vije ne pushim edhe es muj o me sakic ka met masakrue me gjithë familjen 1000 perqindë kam met pre për shkin cetnike ata Allah ta q.. qe te ka martue ty shko bane ADN e gjon babën qetnik qe te ka pjell ta q… token e nanes qe te man ty se qifti yt ni milion qetnika i qet oj shpijune, shpijune serbo ruse Allahu te kallt ne familjen tone ku te dhem mas shumti mori p… kralave se ti nuk je votue vorin e nones ta q… me pas pak ftyre nuk ban kështu 16 mij i vrau shkau e ti i përkrah hec për serbi token e nanes ta qifsha edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue p… te vraft gjaku i grave i fëmijëve te dëshmoreve”, ka shkruar Afrim Bajram në adresë të deputetes.

Mërgimtari Afrim Bajrami ngarkohet se ka kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nëse shpallet fajtor, Afrim Berisha rrezikon të dënohet deri në pesë vjet burgim aq sa e parashihet dënimi maksimal për këtë vepër penale.

Prokurori ka propozuar që në shqyrtimin gjyqësor të ftohet edhe e dëmtuara Ariana Musliu-Shoshi në cilësinë e të dëmtuarës.

Po ashtu, është propozuar që në procedurën e administrimit te provave te lexohet mesazhi ne rrjetin social Facebook i dërguar nga i pandehuri tek e dëmtuara.

Në aktakuzë, prokurori ka propozuar që Afrim Bajramit t’i caktohet masa e paraburgimit pasi i pandehuri punon dhe jeton jashtë Kosovës dhe mund të arratiset. Aty thuhet se Bajrami mund t’i ikë drejtësisë pasi i njëjti e ka fshehur identitetin e tij personal dhe përmes llogarisë së rrejshme ka kryer kanosjen e deputetes.

Në aktakuzë thuhet se Bajrami nuk është paraqitur në Polici pavarësisht se ka pasur ftesë që i është lënë të shtëpia e tij në Kosovë.

“Prokurori i Shtetit, ka vlerësuar se, masa e vetme e cila do të siguronte praninë e të pandehurit në procedurë, është masa e Paraburgimit”, thuhet në aktakuzën e përpiluar nga prokurori Eset Rama.

Baby Boo