Kër*cënohet me jetë Dritan Abazoviq, kërkohet ndihma e Interpolit


Është kër*cënuar me jetë politikani shqiptar nga Mali i Zi Dritan Abazoviq. Policia tashmë ka nisur hetimet derisa i dyshuar është shtetasi malazez me inicialet R.S. I njëjti dyshohet se e ka kër*cënuar Abazoviqindhe meqenëse nuk jeton në Mal të Zi u kërkua ndihma e Interpolit për ta privuar nga liria shkruan danas.

Në një mesazh kër*cënues Abazoviq u tha se do të të vr*itej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze raporton rtcg.

“Nga një llogari në rrjetin social kër*cënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA Dritan Abazoviqit me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja si personin që i dërgoi kër*cënime politikanit për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës” njoftoi policia. Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S. kër*cënuesi nuk jeton në Mal të Zi por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi thotë policia.

Abazoviq u informua për aktivitetet e ndërmarra i cili deklaroi se nuk ndihej i kër*cënuar. Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të mas*akrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”. Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë” Abazoviq përmes rrjeteve sociale tha se shumë prej letrave që mori ishin me qëllim të mirë dhe se një pjesë e tyre ishin të porositura.

Baby Boo