Kërcënime nga ISIS, shikoni çfarë bën Ronaldo


Cristiano Ronaldo e ka shtuar shumë sigurinë e tij personale gjatë periudhës që do të jetë me Portugalinë në Botërorin e Rusisë.

Nuno Marekos, ish-sportist në MMA, ish-parashutist në ushtri, me një trup muskuloz, drejton një ekip të specializuar për ruajtjen e personave të rëndësishëm.

Pas kërcënimeve nga ISIS kohët e fundit, Cristiano Ronaldo ka vendosur të marrë me vete Nunon, i cili ishte pjesë e ekipit të tij edhe në finalen e Champions League.

 

Por, ajo që e bën akoma më të veçantë rojën më të re të yllit portugez, është se ai gjithashtu është pjesë e ndeshjeve me dema, dhe kapet me demat vetëm me duar.

 

Siç raporton The Sun, Kristiano Ronaldo e sheh shumë këtë lloj sporti, dhe ka zgjedhur Nunon pasi e mendon si një nga njerëzit më të fortë që ka parë ndonjëherë.

Baby Boo