Kërcënim për kryeministrin Zaev, “Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep”


Kryeministri Zoran Zaev sot nga foltorja e parlamentit informoi se e ka denoncuar kërcënimin, i cili në një porosi në rrjetet sociale ishte shënuar në koment pas konferencës për shtyp me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han.

“Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri”, ishte porosia të cilën Zaevi e lexoi nga celulari i tij para deputetëve në Kuvend, duke sqaruar se komentin përmes porosisë ia ka dërguar vajza e tij. Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputetja e VMRO-DPMNE-së Bllakica Laskovska, të cilat mes tjerash kishin të bënin për katër raste mobingu. “Ka lloj-lloj dukurish mes njerëzish, ndonjëherë ndodhin mes anëtarëve të partive më të mëdha politike, por edhe mes më të voglave, ndonjëherë mes  qytetarëve të cilët nuk kanë përkatësi partiake.  Vajza ime para një ore më dërgoi porosi nga komenti në konferencë për shtyp me Hanin i cili tingëllon kështu “vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri. Dhe tani këtu nuk përfundon jeta, ç’të bëjmë ka lloj-lloj njerëzish”, tha Zaevi. Ai shtoi se dihet identiteti i atij personi, i cili ka komentuar, ndërsa rasti është denoncuar në MPB dhe siç tha ligji ka përcaktuar përgjegjësinë të cilën ai duhet ta bartë.

Baby Boo