Polic special mbrojnë 24 orë në ditë gjykatësen Dobrilla Kacarska. Burime të gjykatës penale thonë se përveç mbrojtjes që gjykatësja ka jashtë punës, policët gjithashtu ruajnë edhe zyrën e saj, njofton Tv24, përcjell Portalb.mk.
Jo zyrtarisht, sigurimi po ndjek çdo hap të saj tani më disa ditë. Vlerësimin se Kacarska ka nevojë për mbrojtje policore e ka dhënë personi i parë i Gjyktës penale pas marrjes së disa informacioneve dhe bisedimeve që ekziston frikë për jetën dhe sigurinë e gjykatëses. Në bisedë telefonike gjykatësja nuk donte të komenton se nga kush frikësohet dhe se a ka kërkuar mbrojtje.
“Nuk dua të komentoj asgjë, për ato pyetje mund t’i drejtoheni kryetarit të gjykatës”, tha Kacarska.
Ndërkaq ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tank” për pranim të dhuratës, dhe dënimin në sallën gjyqësore të Gjykatës Penale e shqiptoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila theksoi se Gruevski ka kërkuar nga Gordana Jankullovska të zbatojë furnizim publik për “mercedesin”, ndërsa ajo e ka nxitur Gjoko Popovskin ta favorizojë kompaninë Mak Auto Star.