Keqtrajtohen se*ksualisht dy djem të mitur nga dy burra


Një i rritur dyshohet se ka keqtrajtuar se*ksualisht një mashkull të mitur në Suharekë. Rasti është hapur në polici si “dhu*nim i mbetur në tentativë”. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHU*NIM I MBETUR NË TENTATIVË/Suharekë 24.07.2022 – 03:00. Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar se*ksualisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Podujevë. Sipas Policisë, gjatë ditës së djeshme, i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar se*ksualisht viktimën mashkull kosovar- të mitur. I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Podujevë 25.07.2022 – 17:00-18:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar se*ksualisht viktimën mashkull kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.

Baby Boo