KEQPËRDORIMI I VETURËS ZYRTARE, SPASOVSKI KËRKON SHKARKIMIN E DREJTORIT TË BSP-SË


Pas skandalit me keqpërdorimin e veturës zyrtare, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, do të sjell propozimin për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP) Laze Vellkovski, që kur u vërtetua se e bija e Vellkovskit ka udhëtuar me veturë të policisë në pushim në Greqi.

Hetimi i Repartit të kontrollit të brendshëm dhe standarde profesionale ka vërtetuar se vetura zyrtare “Range Rover Discovery Sport” me tabela SK-9559-AL ka qenë dërguar me nënshkrimin e drejtorit për siguri publike. Automjetin e ka drejtuar zyrtari policor.

Në deklaratën e tij, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Vellkovski tha e ka angazhuar automjetin zyrtar “nga domosdoshmëria, për shkak se për gjatë kohë ka pasur kanosje ndaj tij dhe familjes së tij”. Vellkovski gjithashtu tha se në ditën e 2 gushtit, kur ka udhëtuar e bija e tij, aj ka qenë i angazhuar në festën e Ilindenit dhe “për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në festën në Meçkin Kamen, si dhe ngjarjet që kanë vijuar dhe ka vlerësuar se është e pasigurt për bijën e tij të udhëtojë vet”.

Bijën e Vellkovskit deri në Greqi e ka vozitur sigurimi i tij.

“Në këtë rast plotësisht nuk është zbatuar procedura për udhëtim zyrtar krahas lejes për vozitjes, nuk është nënshkruar vendim për udhëtim zyrtar. Për këtë shkak, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të sjell propozim për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Lazo Vellkovski”, kumtojnë nga MPB.

Baby Boo