Këputi gishtin me derë, pjesën e shkëputur ia hëngri qeni (Foto, +16)


Kelly Kai nga Kent i Anglisë, nuk po mund t’i besonte syve, kur qeni që e mbanë në shtëpi, ia hëngri copëzën e gishtit, që e këputi me derë.

Mësuesja e vallëzimit, ishte hutuar teksa po nxitonte, kur edhe ndodhi aksidenti i pa pritshëm, transmeton Telegrafi.

“Më vjen shumë keq, por e kam amputuar gishtin me derë dhe më duhet të shkoj për tretman në spital. Ora e planifikuar për sonte anulohet, do të jemi në kontakt dhe mblidhemi gjatë javës që vjen” ka shkruar Kai.

Gishti i këputur

Në fotografinë që e ndau me nxënësit e saj, ajo ka treguar gishtin e lënduar, që i mungon krejtësisht pjesa e thoit.

Asaj i është dhënë ndihma e parë, ndërsa së shpejti pritet t’i nënshtrohet intervenimit për përmirësim me anë të kirurgjisë plastike. /Telegrafi/

Baby Boo