Këpurdhat ‘magjike’ për trajtim të depresionit


Kërpudhat e quajtura “magjike” mund të shfrytëzohen për trajtim të depresionit. Në në këtë përfundim erdhën shkencëtarë britanik pas një studimi të këtij lloj kërpudhash. Ata gjetën një përbërje psikedelike në to që quhet psilocibinë.

Studiuesit nga qendra Psychedelik në Kolegjin Imperial në Londër, gjatë një kursi gjashtë javor krahasuan përbërjen e quajtur psilocibinë, të cilin e gjetën në kërpudhat “magjike”, me ilaçin kundër depresionit “escitalopram”. Ata këtë studim e bënë në 59 persona me depresion të lehtë e deri tek ata më të rëndë.

Gjatë këtij studimi, shkencëtarët kuptuan se përbërja e gjetur në kërpudhat “magjike” funksionon më shpejtë se ilaçi i përdorur deri më tani.
Ky është vetëm fillimi i studimit të përbërjes psikodelike tek njerëzit me depreson, dhe shkencëtarët thonë se duhet të bëhen edhe studime të tjera në këtë drejtim për të kuptuar më shumë rreth efektit të saj.

Megjithatë, tani për tani u vërtetua se përbërja e psilocibinës funksion në mënyrë të favorshme në trurin e pacientëve. Pacientët e trajtuar me këtë ilaç vepruan në mënyrë të qetë, i shprehnin emocionet e tyre, nuk kishin aq shumë shqetësime, si dhe iu shtua ndjenja për mirëqenie. Sipas studiuesve, personat në depresion e kuptuan se ishin në depresion, gjë që është shumë me rëndësi, dhe se dëshironin të liroheshin nga ai.

Efekti i vetëm anësor që u ndodhi atyre që morën psilocibinë ishte kokëdhembja, që iu shkaktua të nesërmen.
Studimi lidhur me përbërjen e ilaçit kundër depresionit të gjetur në kërpudhat “magjike” u publikua në revistën mjekësore New England Journal.

Studiuesit sugjerojnë se pacientët në depresion nuk guxojnë të përdorin këtë ilaç pa udhëzimin e mjekut. E veç kësaj, ata thonë se janë duke vazhduar me studime të tjera të përbërjes së quajtur psilocibinë të gjetur në kërpudhat magjike, andaj njëherë për njëherë nuk ka diçka definitive për futjen në përdorim të këtij ilaçi.

Baby Boo