Këngëtari Labinot Rexha: Pas 25 vitesh e gjeta kriminelin i cili ma mori babain nga duart e mia dhe të nënës time


Këngëtari kosovar, Labinot Rexha përmes një postimi në facebook ka thënë se sipas tij ai e ka identifikuar një serb i cili ia kishte torturuar babain e tij para 25 vitesh.

Rexha thotë se i cili edhe operonte në Rahovec si polic së bashku me () në atë kohë ishin iniciatorët e gjithë asaj skene.

Ai ka shkruar se babain e tij e kishin torturuar në mënyrë mizore ku më pas i njëjti u sëmurë pas lëndimeve që kishte marrë.

“Babain tim e burgosën dhe më pas e keqtrajtuan, e rrahën dhe e torturuan në mënyrën më mizore, ku pas luftës për shkak të gjithë kësaj babai im u sëmurë dhe nuk mundi ti mbijetojë sëmundjes e cila ju krijoji nga kjo ngjarje dhe vdiq”, ka shkruar Rexha në facebook.

Postimi i plotë:

̈ , ̈ ̈̈ ̈ .

Ishte muaji Korik i vitit 1998, kohë lufte në vendlindjen time Rahovecin, në hyrje të qytetit të Rahovecit isha së bashku me Nënën, Babain tim, Gjyshin tim dhe familjarë tjerë.

Një post bllok i krijuar nga policia dhe ushtria qetnike Serbe na ndaloi të gjithëve, unë isha pranë babait tim e kisha shtrënguar dorën e tij kur në atë moment e morrën babain tim nga duart tona.

Ky njeri me emrin i cili edhe operonte në Rahovec si polic së bashku me () në atë kohë ishin iniciatorët e gjithë asaj skene të tmerrshme të cilën e pash me sy të një fëmiu adoleshent.

Babain tim e burgosën dhe më pas e keqtrajtuan, e rrahën dhe e torturuan në mënyrën më mizore, ku pas luftës për shkak të gjithë kësaj babai im u sëmurë dhe nuk mundi ti mbijetojë sëmundjes e cila ju krijoji nga kjo ngjarje dhe vdiq.

Të nderuar gazetar, media, portale dhe të gjithë ju që jeni të gatshëm të më përkrahni, unë jam i gatshëm që të dëshmoj para cilës do gjykate në Kosovë dhe jashtë saj dhe se kam prova të cilat dëshmojnë se ky njeri ka kryer krime lufte në Kosovë jo vetëm mbi babain tim por dhe shumë njerëz tjerë.

Derisa luftëtarët tanë po gjykohen në Hagë, me pretendime të shpifura ky njeri vazhdon të jetë i lirë, unë jam i gatshëm të dëshmojë edhe para tribunalit të Hagës për këtë kriminel dhe se ky njeri duhet të gjykohet për krime lufte dhe jo luftëtarët e UÇK-së.

Baby Boo