Këngëtari kosovar parkon ferrarin në zonën e rezervuar për persona me nevoja të veçanta


Është parë një veturë në qytetin e Rahovecit, ku është ndalur në zonën ku është e rezervuar për persona me nevoja të veçanta.
Eshtë mësuar se vetura e tipit ‘Ferrari’ është e këngëtarit kosovar, Labinot Rexha.

Eshtë kontaktuar këngëtari i cili tha se ai e bëri këtë veprim pasi në qytetin e Rahovecit nuk ka parking.
“Njeriu ka stres, jo nga mendje madhësia por stresi pakujdesia e madhe dhe unë e pyeta njeriun zyrtar a ka mundësi ta lë 1 minutë që të tërheku para në bankë dhe më tha po.

Jo qe nuk ka parking për me lenë kudo po thjeshtë nuk ka parking me pare në Rahovec sepse nuk i plotësojnë kushtet. Nuk po them që është e drejtë është e padrejtë gabimin e pranoi por e gjithë kjo ndodhi në pamundësi ku me e lanë” u shpreh ai.
Lidhur me këtë foli edhe avokati i tij i cili tha se performanca e veturës dhe mungesa e parkingjeve e kanë ‘detyruar’ të ndalë veturën në zonën e gabuar.

“Çështja pse e ka ndal Labi kerrin është për shkak se kerri është në performanca që nuk mundet me u ndal në çdo parking në mungesë të parkingjeve për të e ka ndal në afat prej 3 minutave edhe në momentin që e ka ndal e ka pyet një person i cili ka qenë aty dhe i ka thënë po mundesh me ndal. Kështu që nuk është se vetëm e ka ndal kerrin e ka pyt dikond, e ka pyet për 3 minuta dhe e kanë leju.
Përndryshe dëshira e tij u kanë me nal në një parking që i përshtatet kerrit e mos mu ndal në vend të padëshirum“, përfundoi ai.

Baby Boo