Këngëtari i njohur shqiptar infektohet me Covid-19: Jam mirë, respektoni rregullat


Këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se prej ditës së djelë kishte shfaqur simptoma, ndërsa ditën e sotme kishte marrë përgjigjen se ishte pozitiv në testin për Covid-19.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e djelë jam shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

E rëndësishme është që sot jam shumë mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për rrespektim të rregullave. Mbani maskën, për të mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti”, shkruan këngëtari.

Baby Boo