Këngëtari i hitit “Despacito” bën shqiponjën në mes të koncertit në Tiranë


Këngëtari i njohur, Daddy Yanke mbrëmë lirshëm mund të thuhet se ‘ndezi’ Tiranën.

Ai ishte për herë të parë në Shqipëri i cili u prit nga një publik i madh teksa e brohorisnin vazhdimisht.

Këngëtari i hitit “Despacito”, në bazë të imazheve dhe videove të publikuara në Instagram shihej se ka shijuar pafund koncertin.

Në një nga momentet ai bën simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dykrenare e që është fotografuar nga njerëzit.

Të pranishëm në këtë koncert ishin edhe këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi kosovar, Ledri Vula. “Dura”, “Despacito”, “Shaky Shaky”, “Como”, janë vetëm disa nga hitet e mëdha të Daddy Yanke.

Baby Boo