Këngëtari Beni Shaqiri kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit


Këngëtari Beni Shaqiri është kandidat për kryetar komune të Qytetit të Shkupit nga koalicioni i PLD-së dhe RDM-së, ndërsa mikrobiologu Nikolla Panovski është bartës i listës së këshilltarëve.
Ata sot ishin promovuar nga ana e PLD-së dhe RDM-së të cilët në zgjedhje do të marrin pjesë së bashku nën parullën “Të vendosur për ndryshime”.

Shaqiri në promovim deklaroi se motivi të përfshihet në garën për kryetar komune të Shkupit është që ai ndjehet i zhgënjyer nga ajo se si udhëhiqet qyteti i Shkupit në katër vitet e fundit.
Lideri i PLD-së Goran Milevski tha se bëhet fjalë për persona të cilët janë jashtëzakonisht të vlerësuar në profesionin e tyre, njerëz me autoritet, shkupjanë të ndershëm dhe të sinqertë.

Baby Boo