Këngëtarët besojnë se dasmat do të mbahen, e shohin si humbje të madhe për shtetin


Ndonëse është vënë në pikëpyetje mbajtja e dasmave këtë vit, për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit, artistët e estradës shpresojnë e besojnë se nuk do ketë anulim të tyre.Ata shprehen se vendi ynë humb shumë, duke qenë se me dasma janë shumë segmete tjera të lidhura dhe kjo mund të çojë në kolaps të shtetit.Por, ata pajtohen që të ketë reduktim të numrit të mysafirëve, edhe pse masat vështirë se mund të respektohen.

Robert Berisha ka thënë se anulimi i dasmave nuk përfshin vetëm këngëtarët, dhe se nuk është në rregull që të bëhet reduktimi i mysafirëve.

“Ne që varemi prej muzikës kjo punë është zingjir, përfshin këngëtarët, dasmorët, kamermanët, sallat e dasmave. Por, të gjithë këta duhet të merren vesh mes vete që datat të shtyhen për vitin tjetër, e jo të organizohen me nga 100 apo 200 njerëz siç po thonë”, tha Robert Berisha.

Besart Halimi gjithashtu ka një agjendë mjaft të ngjeshur me dasma gjatë sezonit veror, e i njëjti beson se gjithçka do të rihapet në fillim të muajit qershor

“Do të ishte një humbje e madhe për të gjithë, jo vetëm për ne muzikantët, por gjithë ekonominë e vendit. Mendoj që në korrik dhe në gusht nuk do të ketë rrezik nga kjo pandemi, kam frikë se një valë e dytë e pandemisë do të rikthehet në muajin nëntor, por që besoj se do të fitojmë imunitet e do t’a perballojmë më lehtë e gjithë bota. Pasi që ka rënie të dukshme të rasteve dhe pritet që gjithçka të hapet deri në fillim të qershorit, pse mos të punojmë edhe ne sikur gjithë të tjerët?!”, tha Halimi.

Edhe Alban Mehmeti është optimist se dasmat këtë vit do të mbahen, por ai shprehet se shëndeti është primar dhe nuk do donte të rrezikonte askënd.

“Puna kryesore është në muajt, korrik dhe gusht. Por, unë jam optimist, ashtu siç po e shoh që po shkon, dasmat do të mbahen. Nëse ndodh anulimi i dasmave, si për mua, si për gjithë këngëtarët tjerë do ishte një humbje e madhe pasi ne këtë sezon kemi dhe jetojmë prej saj. Shëndeti është primar, nuk do doja të rrezikoja anjë person të vetëm”.

Ndërsa Muhamet Sejdiu tha se janë gurbetçarët ata që i bëjnë dasmat në Kosovë, dhe se pa ta s’ka as dasma.

“Dasmat sivjet janë shumë problematike. Madje nëse hapen kufijtë dhe vijnë gurbetqarët atëherë një pjesë e dasmave mbahen, por pa ta nuk ka dasma. Të gjithë e dijnë çfarë pasoja ka, mund të kolapsojë shteti. Së paku 10 mijë dasma mbahen brenda vitit në Kosovë dhe të gjitha janë të lidhura, është humbje e madhe” tha Sejdiu.

Baby Boo