Kënga e re e Feros vlen vetëm për të dashuruarit


Reperi i famshëm Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka gati këngën e re.

‘Bella’ titullohet kënga të cilën e ka shoqëruar me videoklip ku edhe kësaj radhe e realizoi bashkë me gruan e tij, Arbenitën.
Në një video të publikuar në ‘Instastory’, Fero tregoi që kjo këngë do të publikohet nesër dhe i dedikohet personave të dashuruar.

“ I përshëndes të gjitha çiftet kudo që janë, të gjithë të dashuruarit i përshëndes edhe dua t’ju lajmëroj që nesër në ora 20:00 keni çka me bo pasi jeni të dashuruar” tha ai.

Baby Boo