Këndoi për Enver Hoxhën gjatë darkës zyrtare, PD kërkon shkarkimin e tërmet Peçit: Arrogancë e pa kufi (video)


Deputeti demokrat Tritan Shehu i kërkon kryeministrit Edi Rama shkarkimin e kryebashkiakut Tërmet Peçi.

Adhurimi me këngë i diktatorit Enver Hoxha është arsyeja pse Shehu i kërkon Ramës shkarkimin.

Shehu bën me dije se mbrëmë në darkën zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të saj, i thur lavde e këndon për diktatorin Hoxha, gjë që me tej e publikon.

Sipas deputetit demokrat ky është një ofendim për proceset demokratike, një arrogancë e pa kufi ndaj ish të persekutuarve, ndaj gjithë këtij populli, që e pagoi shumë shtrenjt atë diktaturë të egër.
Postim i i plotë i Shehut:

I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.
Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.
I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!
Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.
Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.
Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.
Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.
Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?
A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?

Baby Boo