Kemi informata se Mijallkovi arriti në Beograd dhe u kthye pas, tha Mickoski


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se kanë informacione se Sasho Mijallkov ka arritur deri në Beograd dhe është kthyer pas.
Ai thotë se është kthyer për shkak të trysnisë nga Qeveria.

“Informatat tona thonë se Mijallkov ka arritur deri në Beograd dhe është kthyer dhe më pas ka ndjekur cirkun me atë “Ju, zotëri Mijallkov a jeni në Maqedoni?” dhe kështu me radhë”, tha Mickoski në intervistë për “Lider”.

Kjo deklaratë e Mickoskit vjen, pasi Mijallkov si i aku*zuar kryesor në rastin gjyqësor “Target-Fortesa” për 3 ditë u kërkua nga organet e rendit, ndërkaq u paraqit vetë ditën e martë në Prokurori për të marrë vendimin për masën e arr*estit shtëpiak, që t’i sigurohet prezenca në seancën e sotme ku shpallet aktvendimi.

Baby Boo