Kemal Neziri shkupjani që kujdeset për qent e br*aktisur!


Shkupjani Kemal Neziri, I cili në tetor 2020 e themeloi HAPPY SHELTER, një organizatë joqeveritare për shpëtimin dhe mbrojtjen e kafshëve të br*aktisura dhe endacake.
Të vendosur në Shkup, qentë e shpëtuar kanë në disponim 2,800 metra katrorë pronë private, të rrethuar, ku jetojnë dhe vrapojnë të lirë.

Qëllimi i “Happy Shelter” është që kurrë të mos largojë asnjë qen apo mace në nevojë për ndihmë, duke u kujdesur për ta derisa të i’u gjinden pronarët e tyre ose shtëpi të reja, pa marrë parasysh sa kohë do të zgjasë procesi.
“Happy Shelter” nuk merr asnjë fond nga autoritetet për kujdesin e qenve dhe maceve, prandaj mbështeten në bujarinë dhe mbështetjen e anëtarëve, vullnetarëve dhe donacioneve nga publiku i gjerë.
Kafshët nga “Happy Shelter” nuk janë subjekt i tregtisë dhe as i shitjes, megjithatë adoptuesit do të duhet të rimbursojnë tarifën e birësimit për kafshën e cila përfshin: 3 vaksina kundër sëmundjeve ngjitëse, vaksinë kundër tërbimit, identifikim me mikroçip, kastrim / sterilizim, kontrolle të rregullta veterinare gjatë qëndrimit në strehimore.

Sot ai dëshmoi përsëri humanizmin e tij, nëpërmjet këtij postimi në faqen e “Happy Shelter” në Facebook:
“Shokë, pas njoftimit tonë të djeshëm. Ky donacion është më se i mjaftueshëm jo vetëm për kafshët nga HAPPY SHELTER, por edhe për shumë kafshë që jetojnë në rrugët e qytetit tonë dhe për shkak të kushteve të motit nuk kanë gjithmonë mundësi për ushqim. Kjo është arsyeja pse unë i bëj thirrje aktivistëve që kujdesen çdo ditë për kafshët e pastreha dhe të braktisura që të vijnë në strehimoren tonë, që ta ndajmë këtë donacion me ju.
Ne u jemi mirënjohës të gjithë miqve tanë që kujdesen për kafshët e pastreha së bashku me ne dhe jemi të lumtur që nuk jemi vetëm në këtë mision.”

Baby Boo