Kelmendi: Populli palestinez është i pushtuar siç ishte Kosova nga Serbia


Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se populli palestinez është i pushtuar nga Izraeli njësoj siç ishte Kosova nga Serbia.

Kelmendi ka thënë se kjo situatë është e njëjtë.

Një popullatë e cila është 80 vjet e shtypur, e vrarë njësoj siç ishte populli i Kosovës në raport me Serbinë, e kemi situatën e njëjtë. Ne kemi qenë në vendin tonë të okupuar, të pushtuar, të terrorizuar dhe revolta jonë ndaj Serbisë ka qenë e arsyeshme dhe në këtë rast revolta e popullit palestinez në tokat e tyre, përballë Izraelit është normale sepse po luftojnë për lirinë e vet”, ka thënë Kelmendi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Kelmendi më herët në studio për zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës ka thënë se paraqesin një vazhdimësi të rezistencës së popullit palestinez, pothuajse 80 vjeçare.

Kelmendi ka thënë se për 80 vite regjimi i Izraelit ka terrorizuar e persekutuar popullatën palestineze civile.

(kidsrkids.com)

Baby Boo