Kelmendi: Kurti, shqiptari që ka fuqinë më të madhe në historinë e Kosovës


Emisioni i sotëm Balkan Talks në Euronews Albania u ndal te realiteti i ri politik në Kosovë, ku sapo është krijuar qeveria e re. Adriatik Kelmendi, drejtori i televizionit Klan Kosova dhe moderator analizon këtë situatë politike dhe sfidat me të cilat do përballet jeta publike në Kosovë.

“Ishte një fushatë që doli e suksesshme dhe është votuar qeveria dhe pati një rotacion. Në letër qeveria Kurti duket premtues ka pasur kujdes për përfaqësimin gjinor dhe ka ministra nga qeveria Kurti 1. Ka përfshirë edhe nga shoqëria civile, në përgjithësi në letër duket qeveri premtuese, por periudha në të cilën po e merr drejtimin ka shumë sfida”, – shprehet moderatori Adriatik Kelmendi për Euronews Albania.

Moderatori e sheh z. Kurtin si një kryeministër që ka shumë përgjegjësi dhe është momenti që ai të realizojë premtimet, që ka bërë.
“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ai subjekt që ka bërë opozitë brenda dhe jashtë Kuvendit, ka fituar më shumë se çdo subjekt tjetër politik dhe duke qenë se ato akt janë kritikuar nga të tjerat dhe ato nuk do veprojnë njësoj si opozitë. Duhet patur kujdes se z. Kurti është shqiptari që ka fuqinë më të madhe në histori se Kosova është pa administrim ndërkombëtar dhe opozita është në ditët e saj më të rënda,”- thotë Adriatik Kelmendi.

Ndërsa përsa i përket çështjes së presidentit, z. Kelmendi e sheh shumë të kujdesshëm në veprim z. Abdixhiku.
“Ajo që kemi parë është që kanë qenë të kujdesshëm të tre dhe kanë lënë të hapur që znj. Osmani të ketë mbështetjen e LDK-së. Kjo është sfida e parë e madhe e z. Abdixhiku se pa presidente atëherë shkojmë në zgjedhje. Po a dëshiron një lider i ri të shkojnë sërish në zgjedhje,”- rrëfen drejtori i Klan Kosova.

Pyetjes së gazetarit Franko Egro për mënyrën se si do veprojë kryeministri Kurti në zhvillimin e dialogut, ai iu përgjigj se nuk ka pse të nxitojë se duhen marrë vendimet e duhura.
“Z. Kurti po teston ujërat dhe nuk ka pse nxiton për dialogun, pasi nuk pyetet vetëm një palë për këtë, por duhen edhe ndërkombëtarët. Kurti e di që në Serbi janë zgjedhjet dhe do e shtyjë derisa të zhvillohen ato dhe do fokusohet në çështje të brendshme që i shqetësojnë dhe qytetarët. Nëse del dikush me sukses në dialogu atëherë do fitojmë të gjithë,” – thotë z. Adriatik Kelmendi.

Baby Boo