Kelmendi i drejtohet Kurtit: Kush e fyen Drenicën, do ta fyej vetën


Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka shkruar për vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj, duke thënë se kush e fyen Drenicën, do ta fyej vetën. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë dje gjatë vizitës në Komunën e Skenderajt.

Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”. Ndërsa, Kurti gjatë vizitës ështe shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë.
Për vizitën e tij në këtë komunë, ka reaguar kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, me anë të një postimi në Facebook.

Kelmendi ka theksuar se pasi Kurti po shprehet se do të dal i pari në zgjedhje, pse po organizon tubime në kohë pandemie dhe po shkonë në Drenicë me Njësinë Speciale të Policisë. Ai ka thënë se kush e fyen Drenicën, e fyen vetën.

Shkrimi i plotë i tij:
Drenica ka zemër të madhe!
Drenica gjithmonë i ka mirëpritur shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.
Pse duhet dikush ta fyen Drenicën e të shkoi me Njësi Speciale të Policisë?

Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, çdoherë i ka fituar zgjedhjet pa fushatë, ngase e dinte se do të del i pari. Edhe Albin Kurti po thotë do të dal i pari, po pse atëherë po bën fushatë, po organizon tubime në kohë pandemie, dhe po shkon në zemrën e Kosovës, në Drenicë, me Njësinë Speciale të Policisë?
Kush e fyen Drenicën, do ta fyej vetën.

Baby Boo