KEDS-i njofton qytetarët për reduktim të rrymës me mesazhe telefonike


Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) është duke përdorur një formë interesante për të njoftuar qytetarët në lidhje me reduktimet e rrymës. KEDS-i, me anë të mesazheve telefonike, po i informon qytetarët se për shkak të krizës energjetike, do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara.

Ndërkaq, ende nuk dihet se sa mesazhe janë dërguar deri tani nga kjo korporatë dhe se a do t’u dërgohen të gjithëve. Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e KEDS-it për rëndësinë e kësaj iniciative por kanë qenë të paqasshëm.

Baby Boo