Kazinoja nuk ka leje për të ushtruar veprimtarinë

????????????????????????????????????

Në komunën e Tetovës u zhvillua takimi i radhës ndërmjet Këshillit
Iniciativ kundër hapjes së “KAZINOVE”, Kryetares së Komunës Teuta
Arifi, Kryeshefit të SPB- Tetovë Amir Dalipi si dhe Komandantit të
Stacionit policorë.Nga ky takim i përbashkët informohen qytetarët se:
Objekti në fjalë nuk ka leje për transformimin e hapësirës nga objekt
banimi në veprimtari afariste.”Nga Ministria e Financave nuk është
dhënë leje për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit.
Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e fundit ka marë 5 vendime që i janë
dërguar institucioneve përkatëse. Nga ky vendim gjeneralisht, kërkohet
involvimi i Komunës në sjelljen dhe miratimin e ligjit të ri i cili
rregullon veprimtarinë e lojrave të fatit si dhe distancimi i këtyre
veprimtarive në pjesët periferike të qytetit.Komuna e Tetovës, SPB-
Tetovë, Këshilli Iniciativ i lagjes “Reçicë e Vogël” kërkojnë njëzëri,
Syçelësinë e Institucioneve relevante të cilat lidhen direkt apo indirekt
në procedurën e hapjes së kësaj veprimtarie në lagjen Reçicë e Vogël,
deri në sjelljen dhe miratimin e ligjit të ri në Kuvendin e Republikës së
Maqedonisë.
Beteja ligjore e institucioneve të lartëpërmendura dhe të
gjitha institucioneve tjera do të vazhdoj në të mire të qytetarëve të
Tetovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar pas takimit të Këshillit Iniciativ
kundër hapjes së “KAZINOVE”, Kryetares së Komunës Teuta Arifi,
Kryeshefit të SPB- Tetovë Amir Dalipi si dhe Komandantit të Stacionit
policorë./TV KOHA/
Baby Boo