Katica Janeva takon prokurorin e shtetit Lubomir Joveskin


Pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila doli me qëndrim se Prokuroria Speciale nuk mund të hapë hetime të reja dhe të ngrejë aktakuza pas 30 qershorit të vitit 2017, prokurori i shtetit Lubomir Joveski takoi kryeprokuroren Speciale Katica Janeva.

Në takim është shqyrtuar gjendja dhe mundësitë për veprimin e mëtutjeshëm ndaj lëndëve ku vepron Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale që kanë lidhje e që dolën nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Në atë kontekst Jovevski dhe Janeva janë pajtuar se veprimi ndaj këtyre lëndëve do të vazhdojë në pajtim me normat ligjore pozitive.

Gjykata Supreme dje vendosi që PSP-ja nuk ka mundësi të hapë hetime dhe të parashtrojë kallëzime pas 30 qershorit të vitit 2017, me çka u hap mundësia nga ndjekja penale të shpëtojnë zyrtarë të lartë të BDI-së si dhe ish-zyrtarëve në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo