Katiç: shpresoj së shpejti të jemi në një tryezë në NATO; Shekerinska: përvoja sllovene, shembull që duhet ndjekur


Ministrja sllovene, Andreja Katiç, dha me këtë rast mbështetje të parezervë në aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Sllovenia e përshëndet përparimin të cilin Qeveria e Maqedonisë e ka bërë në periudhën e kaluar dhe shpresojmë që me sukses do ta kaloni atë rrugë dhe së shpejti do të ulemi së bashku në të njëjtën tavolinë, si një anëtar i plotë i NATO-s”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes e Sllovenisë, Andreja Katiç.
Ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë, Shekerinska, falënderoi homologen e saj për ndihmën e ofruar, duke përkujtuar se vetë zhvillimi i Sllovenisë, pas pavarësimit, tregon se është shembull për t’u ndjekur.
“Maqedonia dhe Sllovenia, pas pavarësisë, zgjodhën të njëjtën rrugë, por fatkeqësisht me shpejtësi të ndryshme. Sllovenia ishte shteti i parë që u bë anëtar i NATO-s dhe së pari u bashkua me BE-në. Nuk është rastësi që Sllovenia të ketë pagat më të larta dhe mesatare dhe minimale në rajon dhe standardet më të mira në zonat që janë të rëndësishme për qytetarët”,- tha ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Shekerinska.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga dy ministret, mbulon bashkëpunimin në fushën e trajnimit, ushtrimeve dhe shkëmbimit të përvojave.
Baby Boo