“Kathimerini” shkruan se për shkak të çështjes së Shkupit shumë shpejt do të ketë zgjedhje


Tri skenarë të mundshëm janë parashikuar në periudhën mes tetorit dhe dhjetorit të këtij viti, varësisht nga rezultati i referendumit në kuadër të periudhës kohore e parashikuar në marrëveshjen e Prespës, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Sipas skenarit të parë, nëse rezultati i referendumit në Maqedoni është pozitiv dhe menjëherë fillon procesi i ndryshimeve kushtetuese.Sipas skenarit të dytë rezultati është përsëri pozitiv, por opozita mbetet me qëndrim të pandryshuar negativ dhe caktojnë zgjedhje të parakohshme. “Në këtë rast procesi i ndryshimeve kushtetuese do të finalizohen në fund të janarit dhe fillim të shkurtit 2019”, shkruan “Kathimerini”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Skenari i tretë, sipas gazetës është rezultati negativ i referendumit, “marrëveshja e PRespës nuk vlen dhe gjithçka kthehet në fillim”.

Muaji maj është muaji kur në Greqi do të mbahen zgjedhjet lokale, rajonale dhe euro-zgjedhjet, ndërsa në shtator të vitit tjetër mbaron edhe mandati katër vjeçar i qeverisë greke.

Në përshkrimin kushtuar periudhës kohore të marrëveshjes, “Kathimerini” i cek muajt shkurt dhe mars si termine të mundmshe për votimin e marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë.

Baby Boo