Katër vdekje në QKUK brenda 24 orëve

Dy të infektuar me koronavirus e dy të tjerë të cilët dyshohet se kanë qenë të infektuar, kanë vdekur brenda 24 orëve në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Viktimat janë të moshës mbi 60-vjeçare dhe përveç COVID-19, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Express u sjell detaje rreth këtyre rasteve.

Një 72-vjeçar nga Vushtrria, i infektuar me koronavirus ka vdekur sot. Ai ishte dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së pa shenja jete.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Klinika Infektive e QKUK-së.

Nga Infektiva kanë bërë të ditur se viktima ishte diagnostikuar me COVID-19 në terren.

“Ju njoftojmë se sot me dt 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur me 08.09.1948 me vendbanim ne fsh.Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30. Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikës Infektive nga ana e familjareve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikur me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një mostër post-mortem për SARS-CoV-2”, thuhet në përgjigjen e Klinikës Infektive.

Por, kjo nuk është vdekja e vetme që është regjistruar sot në Infektivë.Edhe një person i dyshuar për COVID-19 ka vdekur sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Klinika Infektive ka njoftuar për vdekjen e një 66-vjeçari nga Prizreni.

Ai ishte pranuar në këtë klinikë më 22 qershor, si rast i dyshuar për koronavirus, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.

“Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. (1954) nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22.06.2020, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik”, njoftoi Infektiva.

Lexo Edhe:
Kryeministri Hoti thërret mbledhje të Qeverisë në ora 20:00

Një vdekje tjetër nga kjo sëmundje është regjistruar edhe mbrëmë.

Klinika e Pulmologjisë që funksionon në kuadër të QKUK’së, ka njoftuar se ka vdekur një 74-vjeçar nga Gjilani, i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Përveç për vdekjen e gjilanasit, Pulmologjia ka njoftuar edhe për vdekjen e një personi tjetër, i cili dyshohet se ka qenë i infektuar me këtë virus.

Viktima është një 71-vjeçar nga kryeqyteti, i cili kishte edhe dy sëmundje të tjera shoqëruse.

“Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19. Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Pulmologjisë.

Express dje ka raportuar se si rritja e numrit të rasteve me COVID-19, ka bërë që tri klinika të QKUK’së, të kthehen si asistencë për Klinikën Infektive, në mënyrë që të përballohet një fluks më i lartë për pacientët që kanë nevojë për tretman mjekësor.

Sipas MSH’së, aktualisht janë mbi 100 pacientë që kërkojnë kujdes shëndetësor.

“Duke parë që shtimi i rasteve të Covid-19 në të njëjtën kohë ka rezultuar me rritje edhe të numrit të personave që kërkojnë tretman spitalor në bashkëpunim me SHSKUK-në eshte rikthyer në mobilizimi i plotë kapacitetet e Klinikës së Pulmologjisë, të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe të Mjekësisë Sportive si asistencë për Klinikën Infektive për të përballuar një fluks më të lartë të pacientëve që kanë nevojë për tretman spitalor”, kanë deklaruar nga MSh’ja.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 47 kanë rezultuar pozitive.

Të infektuarit vijnë nga Prishtina, Vushtrria, Prizreni, Vitia, Podujeva, Gjilani, Lipjani, Dragashi, Ferizaj, Fushë Kosova, Gjakova, Mitrovica, Peja, Rahoveci dhe Skenderaj.

Me rastet e konfirmuara mbrëmë, numri i të infektuarve në të gjithë vendin që nga 13 marsi ka arritur në 2 mijë e 216 persona. Prej tyre, 1 mijë e 69 raste janë shëruar, derisa janë regjistruar 39 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 9.112.653 raste të COVID-19 dhe 471.848 raste të vdekjes./Gazeta Express

Baby Boo