Katër tra*gjeditë nga aks*identet me autobusë


Që nga mbarimi i lu*ftës në Kosovë në vitin 1999, Kosova ka parë disa aks*idente të tme*rrshme që kanë qenë të përfshirë autobusët e udhëtarëve. Në dy dekadat e fundit, është rritur transporti rrugor me autobusë nga Kosova për në shtetet tjera, por janë rritur edhe ak*sidentet. Më poshtë ua rikujtojmë katër tra*gjeditë më të mëdha nga aks*identet më autobusë në 20-vjetëshin e fundit.

2002- Dhjetë të vd*ekur në kufirin Kosovë-Mal i Zi
Dhjetë persona vd*iqën, përfshirë edhe dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë u lënduan më 25 korrik të vitit 2002 në kufirin Kosovë-Mal i Zi. Autobusi me 40 udhëtarë ishte duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë kur doli nga rruga dhe ra poshtë një kodre. Aks*identi ndodhi në orën 05:00. Kjo ishte tra*gjedia më e madhe rrugore që nga mbarimi i lu*ftës.

Rrokullisja e autobusit në kufirin Kosovë-Mali i Zi. 25 korrik, 2002.

2004 – 15 maturantë vd*esin në Shqipëri
Më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Shqipërisë, vd*iqën 15 maturantë kur u ak*sidentua autobusi më të cilin maturantët po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri. Autobusi po bartte 49 maturantë kur u rrokullis dhe ra në humnerë. Autoritet thanë se 34 maturantë të tjerë u lënduan, disa prej tyre rëndë.
Të 15 maturantët u va*rrosën në vendin e njëjtë në qytezën e Malishevës, ndërkohë në Fushë Arrëz është vendosur një pllakë përkujtimore.

Autobusi me maturantë që ra në një humnerë në Shqipëri. 15 tetor, 2004.

2010 – Gjashtë të vd*ekur në një ak*sident në Austri
Më 22 shkurt 2010, gjashtë persona nga Kosova vd*iqën kur një autobus që udhëtonte nga Prishtina u ak*sidentua afër Vjenës, derisa po udhëtonte për në Gjermani. Ak*sidenti ndodhi kur autobusi u përp*las me dy kamionë në një autostradë në afërsi të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë. Në këtë ak*sident u lënduan edhe mbi 30 persona, disa prej tyre rëndë. Në ak*sident vd*iqën edhe dy shoferët e autobusit.

Autobusi i udhëtarëve që u përplas me dy kamionë. Vjenë, 22 shkurt, 2010.

2021 – Dhjetë të vd*ekur në Kroaci
Më 25 korrik 2021, në një ak*sident në Kroaci mbetën të vd*ekur dhjetë persona me origjinë nga Kosova derisa po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. Mbi 40 persona u lënduan dhe njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë.
Ak*sidenti ndodhi në orën 06:00, ku dyshohet se nga pakujdesia e shoferit, autobusi doli nga rruga. Policia kroate ka thënë se në kohën e aksidentit shoferin e kishte zënë gjumi. Shoferi është ndaluar nga policia derisa të kryhen hetimet.

Aksidenti me autobus të linjës Frankfurt-Prishtinë në Kroaci. 25 korrik 2021.

Baby Boo