Katër të rinj lëndohen në një aksident të tmerrshëm në fshatin Bojanë


Mbrëmë rreth orës 20.20 në Sektorin për punë të brendshme në Shkup është lajmëruar se në autostradën Tetovë-Shkup, në fshatin Bojane, vetura e tipit “Opel Korsa” me targa nga Shkupi e drejtuar nga T.S.(20) nga Shkupi ka dal nga rruga dhe është rrotulluar.
Në aksident është lënduar rëndë T.S. dhe dy bashkëudhëtarët T.S.(20), Gj.Gj.(32), ndërsa është lënduar lehtë B.K.(29) të gjithë nga Shkupi, të cilët me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Është kryer kontroll në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/

Baby Boo