Katër të punësuar në televizionin Kanal 5 janë në vetizolim


Një përfaqësues i televizionit “Kanal 5” në konferencën e sotme për shtyp të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, informoi se katër punonjës të televizionit janë në vetizolim për shkak të infektimit nga koronavirusi të kryeredaktorit të redaksisë informative të medias, Goce Mihajlovski.

Nga televizioni theksuan “Kanal 5” vazhdon të informojë profesionalisht dhe në mënyrë të pavarur përkundër sfidës së madhe me të cilën përballen aktualisht.

Sa i përket asaj se a janë testuar punonjësit e “Kanal 5” dhe cili është rekomandimi i epidemiologëve për këtë televizion në lidhje me funksionimin e tij, si dhe për punën e gazetarëve të tjerë, duke i marrë parasysh takimet e vazhdueshme të kolegëve, Ministri theksoi se epidemiologët kanë realizuar komunikim me përgjegjësit e televizionit dhe se janë realizuar intervista me të gjithë punonjësit që kanë pasur kontakte dhe konsiderohen me rrezik të lartë.

“Unë besoj se edhe kolegët nga mediat e tjera, si dhe të gjitha kontaktet e tjera private të atyre që konsiderohen se janë në rrezik, tashmë janë intervistuar, ose do të intervistohen gjatë ditës së nesërme. Sipas kësaj do të ndërmerren edhe masat e caktuara, nëse është e nevojshme”, theksoi Filipçe, duke porositur se për firmën vlejnë të njëjtat qasje dhe protokolle si për të gjithë të tjerët.

Ai theksoi se hapësirat e televizionit “Kanal 5” janë pastruar sipas standardeve.

Baby Boo