Katër persona rrahin një 35 vjeçar nga Shkupi


Katër banorë të fshatit Batincë të Shkupit kanë rrahur një 35 vjeçar nga Shkupi, për motive deri tani të pashpjeguara. Në bisedën zyrtare në polici, të katër sulmuesit e kanë pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, siç thonë nga MPB, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

“Më datë 30.01.2023, zyrtarët policorë nga Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë zhvilluar intervistë zyrtare me I.S.(30), S.S.(37), J.S.(34) dhe S.S.(40), të gjithë nga fshati Batincë i Shkupit. Ata dyshohen se më 27.01.2023 kanë sulmuar fizikisht A.P (35) nga Shkupi në parkingun në rrugën ‘Anton Panov’. Në bisedën zyrtare në komisariat, ata kanë pranuar veprën”, thonë nga MPB.

Baby Boo