Katar, 49 mijë euro gjobë ose tre vite burg për mosmbajtje të maskës


Ministria e Punëve të Brendshme në shtetin e Katarit ka bërë të ditur se se prej të dielën çdo kush që del jashtë shtëpive të tyre është i detyruar të mbaj maskë, ndërsa ata që nuk e përmbushin këtë detyrim do të gjobiten me maksimum, 200,000 rialë (49,000 euro), transmeton “Gardian”.

Shkelësit, gjithashtu, mund të përballen me tre vjet burg, thuhet në kumtesën e ministrisë të publikuar në profilin e tyre në Tuiter.

Në të shtohet se vetëm njerëzit që vozisin vetë do të jenë të liruar nga ky rregull.

Katari në 14 orët e fundit ka raportuar 1,733 raste të reja të koronavirusit, nga gjithsej 28.227 raste të regjistruara në vend, dhe 14 vdekje deri më tani.

Baby Boo