Katar 2022, Maqedonia përballet me Gjermaninë


Sonte në Cyrih të Zvicrës u hodh shorti për Botërorin “Katar 2022”, në të cilën u mësuan grupet garuese. Përfaqësuesja e Maqedonisë do të garojë në Grupin “J”, së bashku me Gjermaninë, Rumaninë, Islandën, Armeninë dhe Lihtenshtajnin.

Shqipëria sfidon Anglinë

Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë do të jetë në Grupin “I”, së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Kosova mirëpret Spanjën

Kombëtarja e Kosovës, do të garojë në Grupin “B” dhe do të sfidojnë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

12 kombëtare luftojnë për 3 bileta tjera

Eliminatoret për Botërorin “Katar 2022” do të nisin në muajin shkurt të vitit ardshhëm dhe do të zgjasin deri në nëntor. 10 kombëtaret fituese të grupeve, kualifikohet drejtpërdrejt në Botërorin në Katar. Ndërkohë 10 kombëtare në vendin e dytë dhe 2 kombëtare nga Liga e Kombeve, do të kenë eliminatore shtesë, për 3 biletat e fundit të Botërorit “Katar 2022”.

Baby Boo